Secondary Adv

Strehimi social, Ibrahimaj: Shtojme kategorite perfituese

Ministrja e Financave tha se me kuadrin e rishikuar ligjor për strehimin social, synojmë të sigurojmë strehim të përshtatshëm, të përballueshëm dhe me procedura më të lehtësuara.

 

Ibrahimaj publikoi në rrjete sociale, kategoritë përfituese nga personat me aftësi të kufizuara, me ndihmë ekonomike, minoriteti rom dhe egjiptian, familjet e reja e deri tek punonjësit e administratës publike.

 

“Shtimi i kategorive përfituese është prioritet i yni duke bërë të mundur rritjen e numrit të familjeve të reja, mbështetjen e të rinjve, punonjësve të administratës, familjeve të punonjësve të policisë së shtetit të rënë në krye të detyrës, si dhe fëmijët në përkujdesje të Republikës”, tha Ibrahimaj./Burimi: Oranews.al


Më të lexuarat