Secondary Adv

Shefat e BE kerkojne de-pershkallezim ne Veri sipas 3 pikave te Borellit

Në Këshillin e Bashkimit Evropian sot janë miratuar edhe konkluzionet sa i përket zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, konkretisht dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

 

Në këtë konkluzion thuhet se Këshilli i BE dënon incidentet e dhunshme të ndodhura së fundi në veri të Kosovës dhe ka bërë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe që janë përcaktuar nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023.

 

Gjithashtu në këto konkluzione thuhet se palët duhet të krijojnë kushte për të mbajtur zgjedhjet të reja në katër komunat në veri të Kosovës. Shtetet anëtare të BE-së thonë se dështimi për të de-eskaluar tensionet do të ketë pasoja negative.

 

Gjithashtu thonë se është esenciale që të vazhdojnë dialogu i drejtuar nga Josep Borell dhe implementimi i shpejtë i marrëveshjes për normalizim dhe Aneksi i Implementimit, këtu përfshihet edhe kërkesa e tyre për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat