Firmoset marreveshja, Shqiperia pjese e Programit te Europes Digjitale
Nga sot, Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale.
Lajmin e mirë e bëri me dije kryeministri Rama i cili tha se vendi ynë, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e firmosën marrëveshjen inovative në Bruksel.
Tashmë, bizneset, institucionet publike e qytetarët mund të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7.5 miliardë euro.
Postimi i kryeministrit Rama:
“LAJMI I MIRË"
Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale
Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro
Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE.”- thotë Rama./Burimi: Shqiptarja.com