Secondary Adv

Shqiptaret te tretet per kthimet me te larta nga vendet e BE

Teksa ritmet e kërkesave për azil janë ulur ndjeshëm në muajt e parë, shtetasit shqiptarë vijojnë të përballen me kërkesa të larta për t’u kthyer në vendin e tyre të origjinës.

 

Sipas Eurostat, 1975 shtetas shqiptarë u urdhëruan që të linin një nga vendet e Bashkimit Europian, duke u renditur të tretët pas Indisë dhe Gjeorgjisë. Sipas databazës së Eurostat, kthimet më të mëdha janë bërë nga shteti fqinj grek, me 515 të tilla, ose 26% të totalit.

 

I dyti është Franca, me 325 kthime, ose 16.4% të totalit. E treta është Gjermania, me 260 kthime, ose 13.2% të totalit. Kthime të larta kanë dhe Suedia (110) dhe Austria (115).

 

Europa

Sipas Eurostat, në tremujorin e parë të vitit 2023, ishin 27 880 shtetas nga vendet joanëtare të BE, të kthyer në një vend tjetër (përfshirë në vendet e tjera të BE-së), pas një urdhri për t’u larguar.

 

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm (TM4 2022), kthimet u rritën, por vetëm pak, me 0.4%, por nëse krahasojmë shifrat me të njëjtin tremujor të 2022, kthimet u rritën ndjeshëm, me 37%.

 

Në të njëjtin tremujor, 111 275 shtetas nga vendet jashtë BE-së, u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së, që tregon një rënie prej 10%, krahasuar me TM4 2022. Krahasuar me të njëjtin tremujor të 2022, ky numër u rrit me 24%.

 

Kthimet e raportuara nga vendet e BE-së

Në rastin e shtetasve nga vendet jashtë BE, të kthyer në një vend tjetër, pas një urdhri për t’u larguar, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve të kthyer në tremujorin e parë të 2023, gjithsej 4 190.

 

Kjo shifër përfaqëson 15% të totalit të kthimeve. Franca u pasua nga Gjermania (3 355; 12%), Holanda (2 505; 9%), Suedia (2 380; 9%) dhe Qiproja (1 705; 6%).

 

Gjeorgjianët (2 465) kryesuan listën e shtetasve nga vendet jashtë BE-së, që u kthyen në një vend tjetër, në tremujorin e parë të 2023, të ndjekur nga indianët (2 250), shqiptarët (1 975), turqit (1 365) dhe moldavët (1 250).

 

Urdhrat për largime të lëshuar nga vendet e BE-së

Në tremujorin e parë të vitit 2023, midis vendeve të BE, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve nga vendet jashtë BE, të urdhëruar të largoheshin nga territori i saj: 37 860 persona, që përfaqësojnë 34% të totalit.

 

Franca u pasua nga Gjermania (9 905), Holanda (7 500), Italia (6 920), Belgjika (6 470) dhe Greqia (6 350).

 

Krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2022, Hungaria regjistroi rritjen më të lartë relative të numrit të personave të urdhëruar të largoheshin (+178%), duke u rritur nga 625 në 1740.

 

Për sa i përket shtetësisë së njerëzve, të urdhëruar të largohen nga një territor i një vendi të BE, marokenët (9 500) përfaqësonin pjesën më të madhe të totalit (8,5%), të ndjekur nga algjerianët (9 275), afganët (7 120), indianët (5 885), dhe tunizianët (5 245).

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/shqiptaret-te-tretet-me-kthimit-me-te-larta-nga-vendet-e-be-se-sipas-eurostat/


Më të lexuarat