Secondary Adv

Lejet e ndertimit me aplikim online ne portalin e-Albania

Prej vitesh marrja e një leje ndërtimi ishte kthyer në një makth jo vetëm për ndërtuesit, por edhe për qytetarët e thjeshtë. Për ti dhënë fund kësaj situate qeveria miratoi ndryshimet në ligjin "Për rregulloren e zhvillimit të territorit”, ku prej datës 20 Prill, të gjithë qytetarët dhe profesionistët e licensuar mund të aplikojnë online në portalin e-Albania për t’u pajisur me leje ndërtimi.


Qëllimi i këtij projektvendimi është miratimi i ndryshimeve të nevojshme me qëllim krijimin, vënien në funksionim dhe përdorimin e Sistemit Elektronik të Lejeve, përmes të cilit do të realizohen elektronikisht procedurat e aplikimit për leje, si dhe procedurat e shqyrtimit  dhe miratimit të këtyre kërkesave. Sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit është në fazën finale të testimit dhe do të jetë gati online duke filluar nga data 20 prill.


Sipas këtij vendimi,  deri më datë 31 gusht  të këtij viti, qytetarët mund të vijojnë të aplikojnë në të dy mënyrat: në rrugë elektronike dhe në formë shkresore. Ndërsa, duke filluar nga data 1 shtator 2016, aplikimi, shqyrtimi dhe miratimi i lejeve do te kryhet ekskluzivisht përmes sistemit elektronik.Sistemi elektronik i lejeve do të bëjë të mundur realizimin e shërbimit me një ndalesë për lejet e ndërtimit (One Stop Shop): aplikimi do t’i dërgohet bashkisë dhe bashkia do të kryeje vete përmes sistemit të gjithë bashkërendimin me institucionet e tjera publike, me afate të qarta dhe pa vonesa.
Nëse institucionet nuk përgjigjen brenda 10 ditësh, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje.


Konkretisht, VKM parashikon:
•Afati i shqyrtimit të lejes së ndërtimit nga bashkia është 15 ditë, ndërsa institucionet e tjera që duhet të japin mendimin e tyre në lidhje me lejen duhet te përgjigjen brenda 10 ditëve pune.

•Bashkërendimi me të gjitha institucionet që duhet të japin mendimin e tyre mbi lejen e ndërtimit  do të kryhet përmes sistemit elektronik të lejeve nga bashkia përgjegjëse. Mbledhja e tarifave të shërbimit për të gjitha institucionet do te kryhet nga bashkia, si zyrë e shërbimit me një ndalesë, përmes sistemit
Në VKM bëhet gjithashtu ndarja mes lejeve të ndërtimit për sipërfaqe deri më 250 m2 dhe ndërtimeve me sipërfaqe më të madhe se 250m2. Për kategorinë e parë (leje ndërtimi për sipërfaqe deri në 250 m2) janë hequr disa kërkesa të projektit (projekti i instalimeve) si dhe nevoja e mbikqyrjes së punimeve, me kusht që, firma zbatuese të nënshkruajë një deklaratë noteriale për kryerjen e punimeve konform lejes së ndërtimit.


Më të lexuarat