Secondary Adv

Nisin sot regjistrimet e nxenesve ne klasat e dhjeta, procedura ne e-albania

Këtë të premte (7 korrik) të gjithë nxënësit mund të regjistrohen në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024.

 

Procedura është fare e lehtë në portalin e-Albania. Afati për t’u regjistruar zgjat deri në 20 korrik. Dokumente që ngarkohen nga aplikanti (online, jo dorazi).

 

- Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës);

 

- Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive);

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka ndarë lajmin për të gjithë nxënësit dhe prindërit ne rrjete sociale si dhe u ka uruar suksese.

 

“Tashmë në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e  nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik.

 

Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike.

 

Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor!”- shkruan Kushi. Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën: regjistrimineshkolle@arsimi.gov.al./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat