Pese kulla do te ndertohen prane Diges se Liqenit, KKT miraton lejen
Poshtë digës së Liqenit, aty ku aktualisht gjendet një parkim i Bashkisë do të ndërtohen 5 kulla 17 katëshe.
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për kompleksin Tirana Lake me funksion banimi dhe shërbimesh. Ndërtues të kullave që do të kenë një sipëraqe ndërtimi totale prej 228 mijë metër katrorë mbi tokë dhe 97 mijë metër nën tokë janë shoqëritë Building Construction Invest dhe Eldino.
Sipas projektit, ndërtimi i kompleksit do të jetë me dy faza. Sipas dokumentave të KKT, trualli që zhvillohet përmes këtij projekti është 32 mijë e 450 metër katrorë.
Një pjesë të tij, rreth 2100 metër katrorë, shoqëria Building Construction e bleu nga shteti përmes një kontrate me Ministrinë e Financave për vlerën 143 milionë lekë.
Ndërtimi i pesë kullave të reja 17 katëshe në zonën e liqenit i shtohet kompleksit të kullave që po ngrihet me shpejtësi në atë zonë, pavarësisht kundërshtive publike për betonizimin e Liqenit, por edhe shqetësimet për sigurinë./Burimi: Oligarkia.al