Secondary Adv

Miratohet fondi shtese per FSHZH, 1 mld leke per financimin e 2 projekteve

Këshilli i Ministrave ka vendosur një shtesë “për miratimin e transfertës kapitale në llogari të Fondit Shqiptar të Zhvillimit”.

 

Destinacioni i përdorimit të fondeve, do të jetë për financimin e dy projekteve, konkretisht: Fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, i parashikuar për “Ndërhyrjen dhe përmirësimin e konektivitetit dhe rrugëve të aksesit”,

 

në kuadër të programit buxhetor të 100 Fshatrave, për blerje makinerish që do të jenë pjesëmarrje në kapitalin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për mirëmbajtjen dhe hapjen e rrugëve rurale dhe turistike, në bashkëpunim me njësitë vendore.

 

Fondi prej 600 000 000 (gjatëqind milionë) lekësh, i parashikuar për zhvillimin e modelit të integruar në formën e një parku multifunksional me temën e 100 Fshatrave në Valias në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

 

Fondet e përcaktuara në këtë vendim transferohen në llogarinë bankare të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

 

Transferimi i fondeve, nga “mjete në ruajtje” në llogarinë bankare të përcaktuar kryhet në përputhje me vlerën e kontratës së nënshkruar për secilin projekt. Diferenca e fondeve të papërdorura kthehet në buxhetin e shtetit.

 

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit pёr zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare./Burimi: SCAN


Më të lexuarat