Secondary Adv

Investimet e huaja 1.4 mld dollare ne 2022, Shqiperia e dyta ne Rajon

Shqipëria ka arritur një nivel të rekord të investimeve të huaja për vitin e kaluar.

 

Shifrat i ka krahasuar UNCTAD agjensi e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ekonominë dhe Tregtinë. Në raport bëhet një analizë mes 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria le pas vende si Maqedonia e Veriut, Mali i zi dhe Bosnje Hercegovina.

 

Në raport nuk është e përfshirë Kosova pasi nuk është vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në vend të parë renditet Serbia ku për vitin e kaluar janë investuar rreth 4.6 miliardë dollarë.

 

Në raport vlerësohen edhe nismat e ndërmara nga Shqipëria në kuadër të mbrojtjes së mjedisit dhe prodhimit të energjisë së rinovueshme. Niveli i investimeve të huaja regjistroi rritje edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

 

Sipas të dhënave të publikuara Banka e Shqipërisë, vlera e tyre arriti në 308 milionë euro, në rritje me 1.65% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Kjo është vlera më e lartë e Investimeve të Huaja Direkte e regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë të vitit. Sa i takon sektorëve, investimet në industrinë nxjerrëse vijojnë të mbajnë peshën kryesore.

 

Edhe këtë periudhë sollën fluksin më të madh me gati 68 milionë euro për tre muaj, ndjekur nga aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 58 milionë euro si dhe pasuritë e paluajtshme me 49 milionë euro.

 

INVESTIMET E HUAJA SIPAS VENDEVE

SERBIA                                           4.6 MILIARDE   DOLLARE

SHQIPERIA                                    1.4 MILIARDE DOLLARE

MALI I ZI                                        877 MILIONE DOLLARE

MAQEDONIA E VERIUT             794 MILIONE DOLLARE

BOSNJE HERCEGOVINA            661 MILIONE DOLLARE./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat