Secondary Adv

Rruga Kukes-Morine, nis puna per ndertimin e 3 urave


Brenda këtij viti pritet të përfundojë dublimi i tre urave në segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit ndërkohë që pritet dhënia e fondeve për dublimin edhe të katër urave të tjera të këtij segmenti rrugor. Rruga Kukes-Morine ka shtatë ura të cilat që nga përfundimi i autostradës nuk janë me dy korsi.

 

Sipas inxhinierit të punimeve të kompanisë ndërtuese punimet në dublimin e urave në dy lotet e segmentit po ecin me rritme të shpejta ndërsa fondi i dhënë për tre urat është 2 milonë euro.

 


 “Punimet janë filluar tek ura një, dy dhe tre. Shumë shpejt po fillojmë më katrën dhe pesën. Fondi për fazën e parë të fillimit të punimeve është hedhur rreth dy milion euro dhe është dhënë nga ish drejtoria e përgjithshme e rrugëve.” tha Ermir Hasani inxhinier i punimeve

 

Dublimi i tyre do t'i hapë rrugë edhe punimeve të tjera të mbetura pezull në autostradë siç janë mbikalimet e nënkalimet si dhe do të të ndikojnë në qarkullimin më të lirshëm të automjeteve duke shmangur aksidentet e mundshme të cilat kanë ndodhur në këtë segment autostrade. Punimet për ndërtimin e këtyre urave kanë nisur që në vitin 2OO9 por për shkak të mungesës së fondeve ishin shtyrë disa herë. 


Më të lexuarat