SPAK kerkon arrestimin e ish Ministrit, kerkesa ne Kuvend, ja akuzat
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj.
Në Kuvend kanë mbërritur dy kërkesa, një për vendosjen e masën së sigurisë dhe një për të ushtruar kontroll në shtëpinë deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike.
Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Komisionit Parlamentar për Mandatet, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit, pasi ligjvënësit janë imunë dhe nuk mund të arrestohen për lejet e Kuvendit.
Ahmetaj akuzohet për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme. Hetimi ndaj ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorëve tashmë është bashkuar me denoncimin e bërë ndaj tij për fshehje të ardhurash.
Tashmë deputeti socialist akuzohet për plot 4 akuza që rëndojnë mbi të. Por sa vite burg rrezikon Ahmetaj nëse do të provohej se ishte fajtor dhe do të dënohej? Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre dhe nëse do të shpallej fajtor për këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg.
Akuzat tjetër ajo e korrupsionit pasi të zyrtarëve të lartë është akuza që Ahmetajt plot 12 vite burg nëse do të dënohej nga gjykata. Ish-ministri akuzohet edhe në bazë të nenit 257 të Kodit Penal, për përfitim të paligjshëm të interesave që parashikon dënim deri në 4 vite burg.
Dhe akuza e fundit është ajo e pastrimit të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal që për të cilën ish ministri rrezikon deri në 15 vite burg./Burimi: Shqiptarja.com