Secondary Adv

Erdogan kusht per anetaresimin: Ne ne BE, Suedia ne NATO

Presidenti i Turqisë, Rexhep tajip Erdogan, ka zbuluar kërkesën e tij kryesore për të zhbllokuar rrugëtimin e anëtarësimit të Suedisë në Nato.

 

Kreu i shtetit turk ka kërkuar nga bashkimi evropian hyrjen e turqisë në union për të ratifikuar kërkesën e Stokholmit në Parlament. “Së pari, hapni rrugën për Turqinë për t’u anëtarësuar në BE dhe më pas ne do të hapim rrugën për anëtarësimin e Suedisë në NATO, ashtu siç bëmë me Finlandën”.

 

Ankaraja prej muajsh “mban peng” Stockholmin, duke qenë vendi i vetëm që nuk po e lejon të anëtarësohet në organizatë. Referuar mediave, liderët e dy vendeve priten të takohen, në një përpjekje të fundit për të kapërcyer ngërçin.

 

Bisedimet e së hënës mes kryeministrit suedez, Ulf Kristersson, dhe presidentit të Turqisë, Erdogn, do të zhvillohen në prag të një samiti të aleancës më të madhe  në kryeqytetin lituanez Vilnius.

 

Erdogan-i ka shprehur zhgënjime të përsëritura me atë që ai e quan dështimin e Suedisë për të larguar militantët e dyshuar kurdë që dyshohet se “bredhin rrugët” e Stokholmit.

 

Qëndrimi kreut të shtetit turk po mbështetet nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Të dy vendet mbeten të vetmet anëtarë të NATO-s që ende qëndrojnë në rrugën e ratifikimit unanim të nevojshëm që Suedia të bëhet anëtarja e 32-të e bllokut./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat