Secondary Adv

Inflacioni i larte, qeveria italiane fond ndihme per 1.3 milione qytetare

Janë 380 euro për 1.3 milionë italianë, ndihma më e fundit që qeveria italiane jep për qytetarët të cilët përballen prej muajsh me inflacionin.

 

Shuma do të shërbejë për blerjen e mallrave ushqimore bazë. Duke filluar nga 18 korriku, 1.3 milionë italianë do të përfitojnë një ndhmë prej 380 eurosh, në formën e një kontributi të vetëm, për të blerë prodhime ushqimore bazë.

 

Nëprmjet një karte që do të shpërndahet nga Postat italiane, do të jepet një kontribut qeveritar për blerjen e produkteve ushqimore, sipas parashikimit të ligjit për buxhetin me krijimin e një sfondi specifik prej 500 milion eurosh.

 

Karta me emërtimin ‘dedikuar ty’ është konceptuar si ndihmë përballë rritjes së vazhdueshme të cmimeve që kanë boshatisur shportat e italianëve. Karta do të jetë e disponueshme për rreth 1milion e 300 mijë familje me të ardhura të ulëta.

 

Që nga qumështi deri tek makaronat, rritja e cmimeve ka rritur shpenzimet për familjet duke i detyruar të blejnë më pak. Shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve e kanë cilësuar reduktimin e blerjeve si një situatë alarmante.

 

Kartën do e përfitojnë familjet që kanë të ardhura deri në 15 mijë euro në vit, dhe do të mund të tërhiqet deri në 31 dhjetor 2023. Kjo masë i shtohet një fondi tjetër që këtë vit do të investojë pothuajse 100 milionë euro për blerjen e prodhimeve ushqimore.

 

Të dhënat e publikuara nga Istat në lidhje me muajin maj të këtij viti tregojnë blerjet me pakicë që kanë shënuar një rritje të vlerës me 3%, dhe një rënie prej 4.7% në volum. Shifra që dëshmojnë se si rrtija e cmimeve ndikon në sjelljen e konsumatorëve duke bërë që të reduktojnë blerjet dhe të shpenzojnë më shumë.

 

Për shkak të inflacionit ushqimor më të lartë prej 40 vitesh, Ita;ia po përgatitet të përballet me tryezën më të shtrenjtë prej dekadash. Sipas të dhënave të organizatave jo fitimprurëse në vend, janë 3.1 milion italianët që kanë kërkuar ndihmë për t’u ushqyer./Burimi: SCAN


Më të lexuarat