
Shqiperia me borxhin me te larte ne rajon. Norma e papunesise shqetesuese
Banka Botërore prezantoi raportin për vitin 2015 për vendet e Europës Juglindore : “Ribalancim për një rritje me të fortë”. Gjatë fjalës me videokonferencë nga Vjena Ellen Goldstein, Drejtore Rajonale e BB për Europën Juglindore tha se rimëkëmbja e rritjes ekonomike në Europën Juglindore do të mbështetet nga investimet.
” Është inkurajuese të shohësh shenjat e para të kalimit drejt një modeli të rritjes ekonomike të udhëhequr nga investimet dhe eksportete në vendet e EJL6. Ky ribalancim duhet të mbështetet në periudhë afatgjatë përmes thellimit të reformave ekonomike dhe rikthimit të rritjes së produktivitetit, i cili ka qenë në rënie që prej krizës botërore”, tha Goldstein”.
Sipas të dhënave, pritet që rajoni të ketë rritje reale të PBB-së, ku parashikohet që Kosova dhe Maqedonia të kryesojnë me normën më të lartë të rritjes prej 3.6 % dhe 3.7 %. Raporti vlerëson së në të gjithë vendet e rajonit, rigjallërimi i ekonomisë do të mbështetet nga investimet e huaja dhe ato vendase, teksa nënvizon se konsumi i brendshëm ka mbetur prapa në të gjithë rajonin.
Gjatë prezantimit për Shqipërinë nga përfaqësuesja e BB Tahseen Sayed u citua se ekonomia shqiptare u rrit me 2.6 % në 2015, e mbështetur nga investimet e fuqishme private. “ Ritmi i rritjes pritet të vazhdojë të rritet gradualisht në 3.2 % në 2016 dhe 3.5 % në 2017. Investimet për Gazsjellësin Trans-Adriatik dhe një hidrocentral në Shqipërinë e Jugut do të ndikojnë në rritjen e kërkesës së brendshme. Ndërsa konsolidimi fiskal vijon rrugën e tij, shpenzimet qeveritare priten të reduktohen. Borxhi publik pritet të ulet në 2016, si rezultat i masave fiskale të aprovuara në ligjin e buxhetit për 2016”- citon raporti.
Në vijim, u përmend edhe reformat strukturore në sektorin e energjisë, atë financiar dhe përmirësimi i menaxhimit të investimeve publike, si thelbësore për perspektivat afatmesme të ekonomisë. “Reforma në Drejtësi është thelbësore për klimën e investimeve dhe rigjallërimin e kreditimit”- citon raporti i prezantuar sot.
E pyetur për çështjen e Panama Papers, Tahseen tha se duhet parë roli i insitucioneve të tjera për këtë. “Ne skemi dhënë këshilla për asnjë qeveri, por po shohim nga afër çështjen që po trajtohen nga institucionet qeveritare”- pohoi ajo.Nga ana tjetër, ajo theksoi se duhet të ketë përmirësim të mjedisit të biznesit dhe PPP duhet të jenë të menduara mirë. “ Të analizohen risqet veçanërisht financiare të PPP që të jenë të vyera, të zhvillohen siç duhet që të jenë të qëndrueshme”- tha Sayed.
E pyetur në lidhje me klimën e biznesit dhe me investimet e huaja, Përfaqësuesja e BB tha se konkurrenca në rajon është e fortë dhe se Maqedonia po jep sinjale më të mira.“Banka i vlerëson se duhet të piqen kushtet për investime serioze. Gjeografia juaj është e pashfrytëzuar, çështja është të ruhet ritmi i vendeve të tjera”- theksoi znj. Sayed.
Hilda Shijaku, ekonomiste pranë zyrës së Bankës Botërore në Tiranë deklaroi se ulja e inflacioni sjell risk deflacioni, si në vendet e tjera, por theksoi se kuadri i politikës monetare është brenda kornizës së duhur. Sipas raportit, shqetësim në Shqipëri mbetet norma e papunësisë pasi gjysma e saj kanë papunësi afatgjatë.Shijaku tha se ritmi i zbutjes së varfërisë ka qenë më i ngadaltë në Shqipëri se në rajon. Zyra e Bankës Botërore sot ka bërë prezantimin e Raportit të Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore. Raporti fokusohet në performancën dhe perspektivën ekonomike në vendet e Europës Juglindore, si dhe faktorët që ndikojnë në parashikimet për rritjen ekonomike.
Më të lexuarat








