Samiti i NATO, Stoltenberg: Tre hapat e Ukraines per anetaresim
Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca do të mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme.
Duke folur në një konferencë për shtyp së bashku me presidentin ukrainas ai përcaktoi një paketë me 3 hapa për të afruar Ukrainën “më afër NATO-s”. “Tani kemi rënë dakord për një plan me 3 hapa që do ta afrojë Ukrainën më pranë NATO-s.
Një program për ndihmën praktike, krijimin e një këshilli të ri NATO-Ukrainë, riafirmimin se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s dhe duke hequr kërkesën për anëtarësim.”
Për anëtarësimin në NATO, ai tha se aleanca do të ftojë Ukrainën për të qenë pjesë e NATO-s kur të gjithë aleatët të bien dakord. Ne e dimë se SHBA-ja dhe Gjermania kanë treguar më së shumti rezerva për sa i përket anëtarësimit, ndërkohë që konflikti vazhdon.
Stoltenberg shtoi se pasi të përfundojë lufta, “ne duhet të sigurojmë se ka marrëveshje të besueshme për sigurinë e Ukrainës në mënyrë që historia të mos përsëritet”.
Duke iu drejtuar presidentit ukrainas, ai tha: “Sot takohemi si të barabartë, mezi pres ditën që të takohemi si aleatë”./Burimi: abcnews.al