Secondary Adv

Minatoret e Trepces hyjne ne greve, nuk kane marre ende pagat

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë.

 

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, i cili ka bërë të ditur se greva ka nisur shkaku i mosekzekutimit të pagave të muajit qershor.

 

Përveç për paga, Ibrahimi ka potencuar se minatorët kanë edhe kërkesa të tjera, siç është pagesa e Trustit dhe përmirësimi i kushteve të këqija në minierë. I pyetur se deri kur pritet të zgjasë greva, ai është shprehur se ajo nuk ka qenë e planifikuar./Burimi: KP/Telegrafi


Më të lexuarat