Secondary Adv

Falje te kamatave te energjise, bizneset 5 dite kohe per te perfituar

Bizneset që kanë shkelur kontratat me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë do të përballen me masa nga ndërprerje të furnizimit deri te vendosja e barrës hipotekore.

 

Bizneset me shkelje dhe ata që s’kanë lidhur ende kontratë kanë afat edhe pesë ditë për të nënshkruar marrëveshjet me OSHEE-në. Ndërsa për familjarët që janë debitorë afati është deri në fund të muajit qershor. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se debitorët familjarë dhe bizneset, duhet të lidhin kontrata për pagesën me këste pasi përfitojnë ulje të kamatës nga 50% deri në 70%. Gazeta publikon të gjithë procedurën dhe dokumentacionin që duhet për lidhjen e kontratës me OSHEE-në.


Deklarata
Ministri Gjiknuri ka deklaruar se nga verifikimet e fundit të OSHEE, rezulton se janë 690 biznese që kanë thyer aktmarrëveshjet e nënshkruara me kompaninë për pagesën me këste të borxheve të prapambetura. Këtë deklaratë ministri e dha gjatë inaugurimit të përfundimit të investimit prej 600 mijë euro për ndërtimin e rrjetit të ri 20 kV në zonën e ish-Nisherakut në Tiranë, i shoqëruar nga administratori i OSHEE-së, Adrian Çela. Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri deklaroi dje se disiplina financiare dhe pagesat e abonentëve sjellin investimet dhe përmirësimin e rrjetit elektroenergjetik. Sipas tij, këto biznese e kanë shkëputur në mënyrë të njëanshme këtë marrëdhënie dhe ndaj tyre do të fillohet me procedurat ku nuk përfshihet vetëm ndërprerja e energjisë elektrike, por deri tek vendosja e barrës hipotekore e cila ndalon transferimin e pronësisë pa likuiduar detyrimet ndaj Operatorit të Shpërndarjes.


Biznesi OSHEE 
Ka miratuar skemën e reduktimit të kamatëvonesës kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 100 lekë për konsumatorët e kategorisë biznes i vogël të cilët janë debitorë kundrejtOSHEE vetëm për vlerën e kamatëvonesës deri në datën e shpalljes se vendimit për këtë skemë për here të parë- data e shpalljes së ofertës në 19/11/ 2015. Është miratuar gjithashtu skema e reduktimit të kamatëvonesës kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 1000 lekë për konsumatorët e kategorisë biznes i vogël të cilët kanë një detyrim për konsumin e energjisë elektrike për periudhën 2007-2014 më të vogël se 5000 lekë dhe kamatën më të madhe se 5000 lekë deri në datën e shpalljes së ofertës në 19/11/2015.


Investimet
Sipas tyre, investimi përmirëson cilësinë e furnizimit për 15 mijë abonentë ndërsa prek një zonë të rëndësishme që shtrihet nga Selita, një pjesë e Komunës së Parisit, zona rreth “Vasil Shantos”, bulevardi “Gjergj Fishta” dhe zona e ish- Nisherakut. Duke u ndalur tek investimi i inauguruar, administratori i OSHEE-së Adrian Çela deklaroi se është bërë kalimi i të gjithë rrjetit nga 10 kV në atë 20 kV; janë ndërtuar 17 kabina të reja e rikonstruktuar 14 të tjera; janë zhdukur 15 shtyl- Ornela Manjani la që ishin në mes të rrugës.
“Me këtë investim ne parashikojmë që humbjet teknike nga niveli 14% të zbresin në nivelin 7%. Është një nga investimet e shumta që kemi bërë në Tiranë gjatë vitit 2015 dhe gjatë kësaj pjesë të vitit 2016. Janë investuar rreth 20 milionë USD vetëm në qytetin e Tiranës. Kanë filluar dhe së shpejti nisin investimet e tjera siç është fuqizimi i nënstacionit të Selitës. Në bashkëpunim me Bankën Botërore do të bëjmë nisjen e nënstacionit të ri në zonën e Kombinatit. Brenda vitit 2017 i gjithë qyteti i Tiranës dhe zonat përreth do të kenë linjën e re 20 kV çka përmirëson dukshëm cilësinë e furnizimit”, u shpreh Çela.


Më të lexuarat