Secondary Adv

Taksa e re 10 per qind, ulet numri i kontratave te siguracioneve

Pas rritjes së taksës mbi primet e shkruara të makinave në 10 për qind, deklarohen rënie në të ardhurat e siguracionit vjetor të detyrueshëm dhe numrin e kontratave të lidhura.


Të ardhurat nga primi i shkruar bruto për mjetet motorike arritën 926 milionë lekë për periudhën janar-shkurt 2016, kundrejt 946 milionë lekëve për të njëjtën periudhë të 2015-s.Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik u ulën 2.1 për qind. Kjo u shoqërua edhe me një ulje të numrit të kontratave prej 1.28 për qind krahasuar me periudhën janar- shkurt 2015.


Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raporton se në muajin shkurt 2016, numri i kontratave të lidhura arriti 26.082, duke vijuar trendin rënës të regjistruar që muajin janar. Në muajin shkurt u lidhën 2 mijë kontrata më pak se janari 2016. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare deklaron se në muajin janar 2016, numri i kontratave arriti 28.752. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ato janë ulur.Në janar 2015 u lidhën 31.718 kontrata të sigurimit të makinave. Për dy muajt e parë të vitit numri i kontratave të lidhura arriti 54.834, kurse një vit më parë numri i tyre për të njëjtën periudhë ishte 55.534 të tilla.


Produkti i sigurimit kufitar pati një ulje në 14.07 për qind të volumit të primeve të shkruara. Të ardhurat nga ky produkt në janar-shkurt 2016 ishin 31.3 milionë lekë, kurse për të njëjtën periudhë të një viti më parë ato ishin 36.4 milionë lekë.Në të kundërt produkti karton jeshil pati rritje 17 për qind të volumit të primit të shkruar. Të ardhurat për këtë produkt ishin 210.1 milionë lekë për janar-shkurt 2016, kurse për të njëjtën periudhë të një viti më parë ato ishin 178.8 milionë lekë.Por pavarësisht situatës, kompanitë e siguracioneve nuk kanë ulur vlerën e dëmeve të paguara. AMF deklaron se dëmet e paguara për dymujorin e parë kapin vlerën 206.7 milionë lekë me rritje 8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë.


Më të lexuarat