Rruga Lin-Pogradec, Qendro: Ja pse kushton 937 milion leke
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka sqaruar detajet e projektit Lin-Pogradec dhe konkretisht të segmentit fundor ku po punohet aktualisht, duke bërë me dije se vlera e finacimit prej 973 milion lekësh për 1 km të mbetur, është e lartë për shkak të karakteristikave të rrugës.
Projekti ka pësuar disa ndryshime dhe ndryshimi i fundit është bërë në Maj të vitit të kaluar, duke shmangur prishjen e bunkerëve, futjen në liqen dhe duke shtuar një tunel.Nëndrejtori i Rrugëve, Afrim Qëndro shprehet se preventivi i punimeve është bazuar në manualin shtetëror të çmimeve të vitit 2015. Sipas nëndrejtorit të rrugëve, punimet po ecin me ritmet e duhura dhe rruga pritet të përfunojë sipas afateve të kontratës.Ministria e Kulturës ka kërkuar që dy bunkerët të konsideruar si monumente historike, të ruhen dhe të ruhet vija e liqenit, pasi është pikë kryesore plazhi për banorët e Pogradecit dhe turistët. Ky ka qenë edhe shkaku i ndryshimit të projektit në fjalë dhe rritjes së kostos së tij.