Secondary Adv

Qeveria rrit pagat e Kushtetueses, thuajse dyfishohen

Drafti me ndryshimet përkatëse është dorëzuar në Kuvend dhe parashikon që paga për drejtuesin e Gjykatës Kushtetuese të arrijë në 773 mijë lekë.

 

Ndërkohë që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të marrin një pagë prej 664 mijë lekësh.

 

Me këtë rritje pagat për gjyqtarët e kushtetueses thuajse dyfishohen.

 

Po ashtu të njëjtën pagë do të marrin dhe gjyqtarët e kolegjit të Posaçëm të Apelimit pasi janë në të njëjtën nivel hierakie pasi institucioni përcakton se kush qëndron në sistemin e drejtësisë dhe kush largohet prej tij.

 

Ndërsa këshilltarët e Kolegjit të Posacëm të Apelimit do të marin një pagë që arrin në 326 mijë lekë.

 

Propozimi për rritje të pagave në Gjykatën Kushtetuese e vendos atë në majën e piramidës së pagave të sistemit të drejtësisë duke qenë se kontrollon kushtetutshmërinë e vendimeve që japin gjykatat e posaçme për krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe kështu mbart vështirësi.

 

Miratimi i këtij projektligji shoqërohet me efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit të cilat kapin vlerën e 34 milionë lekëve.

 

Projektligji për rritjen e pagave në Gjykatën Kushtetuese vjen pas miratimit të shtesave në paga për administratën publike.

 

Qeveria ka premtuar se do të vijojë rritjen e pagave duke e cuar pagën mesatare në vlerën 900 euro./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat