Secondary Adv

Financat: Lista me emrat e 1.660 ish-te perndjekureve, ja kush perfiton

Ministria e Financës ka publikuar listën e re me emrat e të dënuarve që dëmshpërblehen. Gazeta boton sot listën e plotë të 1660 përfituesve, prej të cilëve 500 marrin këstin e pestë, 20 këstin e katërt dhe 862 të tjerë kanë mangësi në dokumentacion që do të duhet t’i plotësojnë.

 

Bashkëngjitur janë edhe emrat e 277 të dënuarve, të cilët që nga nisja e procesit kanë mundur të marrin vetëm një pagesë. Drejtoria e Pagave dhe Dëmshpërblimeve ka bërë thirrje që të paraqiten për të depozituar dokumentet e nevojshme, në mënyrë që edhe për këtë kategori procesi të vijojë me ritme normale. Kujtojmë që përfituesit e listuar janë pjesë e kategorisë parësore. Pra bëhet fjalë për të dënuar që jetojnë dhe për të cilët është adresuar 70 për qind e fondit alokuar për 2016, ose 14 milionë dollarë.


Dokumentet
Ish-të përndjekurit që kanë probleme me dosjen duhet të paraqiten pranë Ministrisë së Financave për të dorëzuar certifikatë lindjeje dhe numër llogarie bankare të 6 muajve të fundit. Ndarja e parave bëhet mbi bazë të rendit të përcaktuar me vendim qeverie, ku të parët janë të dënuarat gra dhe ata mbi moshë 75 vjeç. Financat, më herët kanë bërë me dije se me fondin 20 milionë dollarë që është vënë në dispozicion këtë vit pritet të mbyllet kësti i pestë dhe i gjashtë për kategorinë parësore, dhe kësti i dytë për trashëgimtarët. Për këta të fundit ende nuk kanë nisur pagesat.


Sistemi elektronik
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët, Ministria ka gati regjistrin elektronik me të dhënat për çdo dosje. Në sajë të këtij sistemi, çdo ish-i përndjekur apo familjar i tij mund të marrë informacion në çdo kohë, përmes internetit. Një tjetër risi është fakti që listat e përfituesve do të përzgjidhen automatikisht nga sistemi dhe do të shpallen në tri herë në vit, përkatësisht në datat 20 janar, 20 prill dhe 20 shtator. Financat kanë sqaruar se vetëm ata që do të gjejnë emrin në listë duhet të dorëzojnë dokumentet që duhen, të tjerët jo.


Per te shikuar listen kilkoni ketu: https://shqiptarja.com/pdf/new/lista%20,%20kestet.pdf


Më të lexuarat