Secondary Adv

Kater bashki vijojne te jene me probleme financiare, Dimali ne veshtiresi

Ende shumë bashki nuk kanë shlyer detyrimet e prapambetura ku stoku i tyre në 2022 është 5.4 mld lekë.

 

Katër bashki vijojnë të jenë të kenë probleme financiare, ndërkohë që një tjetër ka kaluar në vështirësi financiare. Në konferencën me temë “Financat vendore 2022" mbajtur paraditen e sotme Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj zbuloi emrat e bashkive që mbeten me probleme.

 

Ata janë bashkia Peqin, Tropoja, Pogradeci dhe Delvina. Ndërkohë bashkia Dimal ka kaluar në vështirësi financiare. Nga 10 bashkitë që u konstatuan me probleme financare në 2021, 5 kanë dalë nga rreziku.

 

Ministrja Delina Ibrahimaj u bën thirrje kryetarëve me borxhe të lënë pushimet e të sjellin në ministri planin e masave deri në 31 korrik./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat