Secondary Adv

Rikonstruksioni i rruges Shiroke-Zogaj-Mali i Zi, shpallet fituesi i kontrates

Rikonstruktimi dhe përmirësimi i rrugës Shirokë-Zogaj dhe kufi Mali i Zi si dhe sistemet e ujësjellësit në Shirokë-Zogaj pritet të jenë gati brenda korrikut të 2024.

 

Në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila po zbaton programin infrastruktura në Shqipëri dhe mundësimi i turizmit është njoftuar se tashmë është lidhur kontrata me kompaninë fituese e cila do të bëjë zbatimin e projektit.

 

Autoriteti Kontraktor i palës shqiptare është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe kostoja e kontratës së nënshkruar me kompaninë Gener 2 është 2.7 milionë euro.

 

Ndërhyrja për këtë rrugë si dhe mundësimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve ka kohë që nënvizohet duke pasur parasysh se kjo është një zonë me potencial për zhvillimin e turizmit i cili edhe tani është kryesisht i fokusuar tek turizmi ditor.

 

Sipas dokumenteve veprimi i propozuar do të bazohet në nismat ekzistuese dhe synon të finalizojë një qasje të integruar të zhvillimit të qëndrueshëm për bregun perëndimor të Liqenit të Shkodrës,

 

duke u përqendruar në promovimin e aseteve mjedisore të zonës me potencialin që do të shtrihet në të ardhmen përgjatë bregdetit, në anën malazeze të kufirit.

 

Shiroka dhe Zogaj, dy qendra banimi, janë tashme pjesë e qytetit të Shkodrës, ndodhen në pjesën verilindore të qytetit të Shkodrës, në bregun e liqenit të Shkodrës, në një distancë 5 km dhe 10 km larg respektivisht.

 

“Rruga Shiroke-Zogaj, që do të ndërtohet është vazhdim i rrugës turistike Ura e Bunës-Shirokë, dhe vendoset në trupin e malit të Taraboshit ndër funksionet e rëndësishme të saj,

 

përveç si nevojë për të jetuar banorët e zonës, është mundësia komode e shijimit të resurseve klimaterike të ajrit dhe ujit, dhe atyre turistike të zonës, dhe në një lidhje ndërkufitare me Malin e Zi (me krahinën e Krajës) lëvizja drejt këtyre dukurive, e ka berë të domosdoshme ndërhyrjen për ndërtimin e kësaj rruge.

 

Rruga që do të ndërtohet ka një gjatësi prej rreth 6448 metrash linearë” thuhet në dokumentet paraprake të projektit.

 

Rruga ekzistuese në këtë zonë është e asfaltuar por e dëmtuar dhe jo në pak raste është bërë pjesë e thirrjtes së banorëve të këtij rajoni për të ndërhyrë me rikonstruksion diçka që pritet tashmë të bëhet konkret vetëm vitin e ardhshëm pas përfundimit të punimeve.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/turizmi-shpallet-fituesi-i-kontrates-2-7-mln-euro-per-shiroke-zogaj-mali-i-zi/


Më të lexuarat