Secondary Adv

Mbi 7 mije aplikime per sherbimet e Kadastres permes e-Albania

Mbi 7 mijë aplikime vetëm për shërbimet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë kryer në portalin e-Albania nga data 3-20 korrik.

 

Shërbimet më të përdorura janë aplikimet për lëshim certifikate pronësie, lëshim vërtetimesh, lëshim kopje kartele të pasurisë.

 

Kërkesat për shërbime kadastrale pranohen vetëm online, nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania” dhe sistemeve elektronike të regjistruara si baza të të dhënave shtetërore.

 

Me dërgimin e kërkesës për shërbime kadastrale, ajo regjistrohet në mënyrë automatike në regjistrin elektronik të kërkesave dhe trajtohet nga drejtoria/zyra vendore e ASHK, sipas kompetencave të përdoruesve të brendshëm të bazës shtetërore të të dhënave kadastrale.

 

Në varësi të llojit të shërbimit kadastral, kërkesa shoqërohet me dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor.

 

Ky i fundit ngarkohet me nënshkrim elektronik kur përcillet nga institucionet shtetërore dhe si kopje elektronike kur përcillet nga kërkuesi vetë apo nëpërmjet përfaqësuesit të tij./Burimi: Oranews.al


Më të lexuarat