Doganat me sistem te ri per riskun e transportit te mallrave ne porte
Një sistem i ri i doganave i kontrollit të riskut do analizoje rrezikun para nisjes se mallrave dhe do ulë kohën e zhdoganimit dhe lehtësojë lëvizjen e mallrave në rrugë detare.
Ndërsa sistemi i riskut mbetet po i njëjtë – jeshile, e verdhë e kuqe, vlerësimi i riskut do të fillojë që përpara mbërritjes së mallit.
Si rrjedhojë, bizneset që kalojnë sistemin e riskut me jeshile, do të mund të lirojnë menjëherë pas mbërritjes mallrat e zhdoganuara, duke shkurtuar në këtë mënyrë kohen e qëndrimit dhe të përpunimit të deklaratës.
Ky sistem është mundësuar pas firmosjes së marrëveshjes për Projektin pilot mbi “ASYHUB”, falë të cilit do të kryhet “Përpunimi Para-Mbërritjes dhe Para-Nisjes i Ngarkesave Detare” dhe shkëmbimi dixhital B2G (Business-to- Government), financuar nga Home Office e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas burimeve nga Dogana shqiptare ky sistem mundëson kontroll më të shpejtë dhe lehtësi për bizneset:
Njësia e Kontrollit të Portit do të jenë në gjendje të kryejë vlerësimin e riskut dhe të përpunojnë të dhënat paraprake të ngarkesave me synimin për të menaxhuar në mënyrë më efektive lëvizjen ndërkufitare të mallrave të rrezikshme dhe/ose të paligjshme,
të përgatisin vendimin e çlirimit përpara se mallrat të mbërrijnë në portin e hyrjes/portit të daljes, duke mundësuar kështu lirimin e mallrave të zhdoganuara menjëherë pas mbërritjes.
Do të aktivizohet shkëmbimi automatik i të dhënave ndërmjet ofruesve të të dhënave të anijeve dhe Administratës Doganore Shqiptare.
Shkëmbimin e informacionit në lidhje me zhdoganimin e anijeve, zhdoganimin e ngarkesave dhe zhdoganimin e mallrave. Automatizimi i procesit te analizës së rrezikut.
Mundësimi i agjentëve të transportit detar dhe Administratës Doganore Shqiptare për të fituar akses dixhital në informacionin e avancuar të ngarkesave
Automatizon më tej proceset e mbërritjes, prezantimit dhe ruajtjes së përkohshme (Hyrja), Dalja
Mundëson përpunimin para mbërritjes, dhe përpunimin para nisjes.
Përfitimet nga përdorimi i këtij sistemi do te jene:
Rritja e lehtësimit të tregtisë dhe sigurimi i çlirimit më të shpejtë të mallrave
Reduktimi i barrës administrative për ofruesit e të dhënave të anijeve
Përmirësimi i menaxhimit te riskut, sigurisë dhe mbledhjes se të ardhurave.