Secondary Adv

Nenshkruhet marreveshja, Italia financon mbi 2 milion euro per projekte infrastrukturore ne Shqiperi

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, nënshkruan paraditen e kësaj të marte marrëveshjen ndërqeveritare të projektit “Project facility për studime fizibiliteti dhe projektim në nivel përfundimtar në sektorin e infrastrukturave”.


Sipas Haxhinastos, marrëveshja parashikon një financim të Kooperacionit Italian prej më se 2 milionë eurosh për projektimin paraprak, përfundimtar dhe studimin e impaktit mjedisor për dyfishimin e segmentit rrugor Milot-Shkodër (në Veri të Shqipërisë), me qëllim përforcimin e korridorit të rëndësishëm veri-jug drejt Malit të Zi, segmenti rrugor Vaqarr – Kavajë (qyteza që i përkasin Bashkisë së Tiranës), si dhe by-pass-i i Elbasanit, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në korridorin lindje-perëndim, duke qenë se ky qytet është i vendosur përgjatë aksit rrugor që shkon nga Durrësi në Qafë Thanë.


Më të lexuarat