Nisin aplikimet ne Universitet, afati dhe procedurat per studentet
Katër ditë i ndajnë maturantët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta nga aplikimi për në universitet.
Nga 29 korriku deri më 3 gusht ata mund të rendisin në portalin u Albania dhjetë degë e pëlqyera për të cilat plotësojnë kushtin e mesatares. “Ato degë që nuk kap mestaren nuk I shfaqen fare në formularin A2.
Kur mbyll aplikimin maturantët të bëjnë kujdes të konfirmojnë. Me tre gusht pas mbylljes së procesi sistemi përfundon të dhënat. Ato universitete që kanë konkurse I shkarkojnë datat brenda 6 gushtit dhe i shpallin në ëebin e tyre ditët e testimit”
Kandidatët për studentë mund të mësojnë se në cilat degë janë shpallur fitues po përmes portalit u Albania. Listat shpallen me 27 gusht ndërsa dy ditë me pas nis procesi i regjistrimit.
Ndryshe nga vitet e shkuara ai do të zhvillohet me dy raunde. Raundi i parë do të vijojë të ketë shtatë faza 48 orëshe. “Duhet të ndjekin lëvizjen e vijës përmes ngjyrave.
Kur janë fitues duhet të regjistrohen brenda 48 orësh që të mos humbasin vendin, regjistrimet vijojnë deri më 11 shtator. Pas pesë ditësh portal rihapet për raundin e dytë. Ky do të jetë më i shkurtër, vetëm tre ditë pasi dhe numri maturantëve është më i vogël”.
Viti i ri akademik, më dy tetor, nis me rreth 95% të studentëve të ulur në auditore. Ndërkohë kandidatët për studentë të cilët nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi në dy raundet e parë kanë dhe një mundësi të fundit.
Megjithëse shkolla ka filluar ata mund të regjistrohen për tu bërë pjesë e fakulteteve ku kanë mbetur vende të lira./Burimi: abcnews.al