Secondary Adv

SHBA nis punen per njohjen e pensioneve me Shqiperine

Shtetasve shqiptarë që jetojnë në Amerikë dhe amerikanëve që punojnë në Shqipëri, do tu njihen shumë shpejt vitet e punës në mënyrë të ndërsjellët mes dy vendeve për efekt të pensionit.

 

Lajmi bëhet i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurime Shoqërore, Astrit Hado në Komisionin e Politikës së Jashtme. Hado tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur interes për njohjen e ndërsjellët të kontributeve, dhe për këtë ka filluar puna e shkëmbimit të informacionit dy palësh.“Dua të vë në dijeni komisionin për një informacion që mund të jetë i vlefshëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur interes për njohjen e kontributeve të shtetasve në mënyrë të ndërsjellët.

 

Ne kemi filluar tashmë shkëmbimin e informacionit teknik dhe sinjalet janë pozitive për arritjen e një marrëveshjeje sa më shpejt. Do të ishte një lajm i mirë, pasi dihet që komuniteti shqiptar atje është i konsiderueshëm”-tha Hado. Diskutimi i një çështjeje të ngjashme, për njohjen e pensioneve me Rumaninë u diskutua dhe në Komisionin e Çështjeve Sociale. Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurime Shoqërore, Astrit Hado u shpreh se kjo marrëveshje është hartuar në përputhje me rregulloren 83 të Bashkimit Evropian.


Më të lexuarat