Secondary Adv

Ankandi per eoliket, shpallen fituesit per kapacitet 222 MW

Bashkimi i Total EREN sa dhe KMV sh.p.k ka dhënë ofertën më të ulët në ankandin e kësaj të marte sa i takon kapaciteteve për energjinë eolike.

 

Çmimi i ofruar ishte 44.88 euro/MWh për një kapacitet 75Mw teksa dy kompani të tjera të shpallura edhe ato fituese ofruan çmime shumë afër tavanit të vendosur nga qeveria.

 

Konkretisht oferta e dytë më e ulët erdhi nga GurisINSAAT, Morgan Energy dhe BRD Energy sh.p.k për një kapacitet 75 MË dhe një çmim 74 euro/MWh ndërkohë qe oferta e tretë erdhi nga Verbung AG për një kapacitet 72.6 MË dhe një çmim 74.95 euro/MËh.  

 

Të trija këto oferta çojnë totalin e kapacitetit në 222.6 MË duke tejkaluar nivelin prej 150 MË që kishte vendosur më herët qeveria.

 

Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e nënvizoi gjatë fjalës së saj para hapjes së ofertave se nëse do gtë kishte më shumë kapacitet dhe me çmim të leverdishëm ky kapacitet do të rritej.

 

Në fjalën e saj Balluku tha se rëndësia e këtij ankandi është e madhe për të plotësuar burimet e diversifikuara të energjisë të cilat kanë marrë rëndësi të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve.  

 

Balluku shpjegoi se në këtë rast kemi të bëjmë me një instrument të ri ku investitori duhet të siguronte i vetëm tokën.“Ajo që ne kemi bërë është që kemi porositur dhe komisionuar një studim analitik i cili tregon se si dhe ku duhet të ndërtohen në Shqipëri parqet eolikë.

 

Performanca e tyre varet nga korridoret ku kalojnë. Ndaj duke ju vënë këtë studim në dispozicion të kompanive vumë gurin e parë të themelit për këtë proces.  

 

Pjesëmarrja lejohej për kapacitete minimale 10 MË dhe maksimale prej 75 MW” sqaroi ministrja. Ndërkohë në fazën e parë morën pjesë 14 kompani të cilat pasi kaluan kontrollin mbi kushtet që përmbushnin kaluan në fazën e dytë vetëm gjashtë prej tyre.

 

Në këtë fazë më pas u kërkuan sigurimi i lejeve paraprake, zotërimi i tokës dhe oferta financiare ku u kualifikuan katër kompani por në një fazë tjetër u eliminua edhe një tjetër duke lënë numrin në tre të cilat u shpallën fituese sot.

 

Ministrja tha se Shqipëria me projektet e tilla të ankandeve nëfotovolatikë, në eolikë, projektin e Vlorës si dhe proekjtete tjera në sektor synon që brenda vitit 2030 të prodhojë 4terravat energji më shumë.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/ankandi-per-eoliket-shpallen-fituesit-per-kapacitet-222-mw-cmimi-me-i-ulet-44-88-euro-mwh/


Më të lexuarat