Secondary Adv

AIDA angazhohet te mbeshtese sipermarrjet kineze per investime ne Shqiperi

Drejtori i Agejncisë së Zhvillimit të Investimeve, Genti Beqiri, priti të martën në një takim ambasadoren e Kinës në vendin tonë, Jiang Yu. Qëllimi i këtij takimi ishte konkretizimi i bashkëpunimit në drejtim të investimeve kineze në Shqipëri dhe mundësitë konkrete që Shqipëria ofron në këtë drejtim.


Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, Genti Beqiri, konfirmoi edhe një herë ndihmën për sipërmarrjet kineze në Shqipëri dhe siguroi për ofrimin e asistencës për të gjithë ato sipërmarrje që synojnë tregun shqiptar për të investuar në fushat strategjike si, infrastrukturë, bujqësi, turizëm, energji dhe zonat ekonomike. Më tej ai prezantoi mundësitë që ofron Shqipëria për investime në këto fusha.Beqiri shprehu po ashtu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse kineze, në drejtim të zhvillimit të investimeve dhe intensifikimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.


Kina është e pranishme në Shqipëri me shumë projekte. Projekti më i fundit është blerja e aksioneve të kompanisë Bankers nga kompani kineze, interesi për Aeroportin e Rinasit por edhe për aktivitete në fusha te tjera me rendësi.Sipas të dhënave të fundit statistikore, Kina pozicionohet si partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. Shkëmbimi tregtar me Kinën ka arritur peshë të konsiderueshme duke zënë rreth 7,1% të totalit të shkëmbimeve tregtare në muajin Shkurt 2016.
Mesazhi që përcolli ky takim nënvizoi edhe njëherë faktin që Shqipëria shihet si një partneri rëndësishëm ekonomik në rajon, dhe se ajo mund të shërbejë për të gjitha sipërmarrjet kineze për t’u zgjeruar jo vetën brenda territorit, por në gjithë rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.


Më të lexuarat