Secondary Adv

Vucic inauguron kilometrat e para te rruges qe lidhet me Prishtinen e Tiranen

Presidenti i Serbisë inauguroi ditën e djeshme kilometrat e para të autostradës së ‘Paqes’ që pritet të kalojë nga Nishi për në Merdarë, Prishtinë, Tiranë dhe Durrës.

 

“Jam krenar që kjo autostradë do të na lidhë me shqiptarët”, -u shpreh ai duke theksuar se tregtia mes Serbisë dhe Shqipërisë është rritur me 35 për qind në vitet e fundit.

 

Vuçiç shtoi se ky aks rrugor, të cilin e konsideroi si shtylla kurrizore e Ballkanit Perëndimor, do të jetë një ndër autostradat më të ngarkuara në 20 vitet e ardhshme. Në të njëjtin mendim ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Beograd, Emanuel Zhiufre.

 

“Kjo rrugë do të lidhë jugun e Serbisë me rrjetin e Ballkanit Perëndimor dhe do të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, nga Nishi përmes Prishtinës në Tiranë dhe më gjerë”, -theksoi ai.

 

Kjo autostradë është një nga projektet e përfshira në marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat