Pronat ne Shengjin blihen nga te huajt, cmimet jane rritur me 25 per qind
Të huajt po shfaqin interes për Shëngjinin jo vetëm për pushimore verore, por edhe për pasuri të paluajtshme.
Krahas shqiptareve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pronat e kësaj zone turistike po blihen në masë edhe nga evropianet, e kryesisht nga Polaket, Gjermanet, Austriakët dhe Çeket.
“Kemi kërkesa të shumta nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë. Vitet e fundit ka një rritje të lartë të kërkesave nga shtetas të huaj. Çmimet e tregut në Shëngjin janë shumë të përshtatshme për ekonominë e tyre”, tha Emirjan Lazri, agjent imobiliar.
Pavarësisht rritjes së çmimit të apartamenteve me 25%, ku një metër katror shkon nga 800 deri në 2 mijë euro, kërkesat për blerje janë të shumta thotë agjenti imobiliar Emirjan Lazri, ndërsa zonat më të preferuara janë Rana e Hedhur dhe Kunia.
“Metri katror ka pësuar rritje me 25%. Ka ardhur si pasoje e rritjes së kostos së ndërtimit. Zona më e pëlqyer është zona e Ranës së Hedhun dhe Kunia. Janë zona të qeta dhe pastërtia është maksimale. Ju pëlqen dhe nga Rana e imët”, tha Lazri.
Numri i apartamenteve të ndërtuara vitet e fundit në zonën turistike të Shëngjinit është i konsiderueshëm, por sërish nuk po plotësohen nevojat e tregut./Burimi: Shqiptarja.com