Secondary Adv

Kuvendi i Kosoves miraton ndryshimin e Ligjit per tatimin mbi pronen

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të dytë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për pronën e paluajtshme.

 

Sipas Ministrisë së Financave, ligji i ri për tatimin në pronën e paluajtshme parasheh mundësinë për të përfituar nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në 100 euro.

 

“Ligji gjithashtu parasheh lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore; kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor;

 

zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024 dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025”, thuhet në njoftim./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat