Ekonomia gjermane ne stanjacion ne tremujorin e dyte
Ekonomistët vendosën një perspektivë më të zymtë për muajt e ardhshëm, pasi të dhënat treguan se PBB e Gjermanisë qëndroi e pandryshuar midis prillit dhe qershorit.
Ekonomia gjermane ishte në stanjacion në tremujorin e dytë, në krahasim me leximet e tremujorit të parë, tha Enti Federal i Statistikave (Destatis). Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ishte zero rritje në tremujorin e dytë të 2023, midis prillit dhe qershorit.
Ekonomia e Gjermanisë, më e madhja e Europës, u tkurr me 0.1% në tremujorin e parë të 2023 dhe me 0.4% në tremujorin e fundit të 2022, sipas shifrave të rishikuara nga Destatis.
Shifra e tremujorit të dytë, ishte më e keqe se sa ishte parashikuar, pasi analistët prisnin një rikthim prej 0.3%.
Ekonomia gjermane nën presion
Gjermania hyri në një recesion teknik ose afatshkurtër, në tremujorin e parë të 2023, pasi vendi regjistroi një tkurrje prej 0.5% në tremujorin e fundit të 2022, treguan të dhënat paraprake në fillim të vitit.
Një recesion zakonisht përkufizohet si dy tremujorë të njëpasnjëshëm tkurrje ekonomike. Ekonomia e Gjermanisë, ka qenë nën presion pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia dhe rritjes së çmimeve të energjisë.
Të dhënat nga tremujori i kaluar treguan se shpenzimet e konsumatorëve, ishin shumë më pak pasi çmimet e larta të energjisë rëndonin në mendjet e njerëzve.
Shenjat e gjysmës së dytë të dobët të vitit 2023
Gjermania “duket se ka ngecur në zonën e muzgut, midis stanjacionit dhe recesionit,” tha Carsten Brzeski, kreu global i makro në ING Germany.
“Për tremujorin e tretë, shenjat e përgjithshme po tregojnë përsëri për tkurrje,” citohet të ketë thënë nga agjencia Jens-Oliver Niklasch, një ekonomist në Landesbank Baden-Wuerttemberg.
“Me të gjitha gjasat, një rezultat negativ për rritjen e PBB-së do të regjistrohet për vitin 2023 në tërësi”, shtoi ai.
Inflacioni godet ekonominë ndërsa BQE rrit normat e interesit
Gjithashtu, Gjermania regjistroi një normë inflacioni vjetor prej 6.4% për qershorin, duke shënuar kështu rritjen e parë të normës që nga shkurti.
Kjo do të thotë se mallrat bazë, kushtojnë mesatarisht 6.4% më shumë në qershor 2023 sesa në qershor 2022.
Banka Qendrore Europiane (BQE) njoftoi për të 9 herë radhazi të rritjes së normës bazë të interesit në Eurozonë, me një çerek pikë përqindjeje, në përpjekje për të ulur inflacionin./Burimi: Deutsche Welle/Monitor https://www.monitor.al/ekonomia-gjermane-ne-stanjacion-ne-tremujorin-e-dyte/