Secondary Adv

Forcohen monedhat e huaja, rritet euro, dollari dhe paundi britanik

Valutat e huaja po rifitojnë pikë me shpejtësi në raport me lekun.

 

Pasi preku javën e kaluar nivelin më të ulët në 100 lekë, euro është ngjitur të premten në kuotën e 105.8 lekëve. Brenda një javë është monedha europiane që ka rifituar rreth 5 pikë në raport me lekun.

 

Edhe dollari amerikan po fiton terren duke e mbyllur javën me rritje të ndjeshme. Sipas Bankës së Shqipërisë dollari këmbehet sot për 96.5 lekë, duke rifituar 2.3 pikë ndaj lekut brenda një dite.

 

Por, me gjithë rikuperimin e ditëve të fundit, sërish valuta qëndron në nivelet më të ulëta që prej fillimit të vitit, kur këmbehej për 111.7 lekë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat