Secondary Adv

Heqja e licences se Klan Kosoves, reagon QUINT dhe BE

MINT ka hedhur poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat.

 

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Kosovë, kanë shprehur shqetësim në lidhje vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për ta konfirmuar pezullimin e licencës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

 

Në deklaratë thuhet se heqja e licencës së çdo medie, është hap i rëndësishëm që kërkon rishikim rigoroz dhe se liria e shprehjes dhe informimi janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike.

 

Reagimi i plotë

 

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe Bashkimi Evropian në Kosovë shprehin shqetësimin e tyre të thellë për vendimin e sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që konfirmon pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës.

 

Ne jemi veçanërisht të shqetësuar se heqja e licencës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë.

 

Revokimi i licencës së çdo media është një hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim rigoroz. Liria e shprehjes dhe e informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike.

 

Presim një proces të drejtë dhe transparent ligjor për zgjidhjen e situatës”, thuhet në deklaratën e BE.

 

Asociacioni i Gazetarëve në deklaratën e tyre thonë se kjo është goditja më e rëndë që i bëhet lirisë së medias në Kosovë.

 

Qendra Europiane për lirinë e shtypit dhe medias ka shkruar në  Twitter ka shkruar se janë të tmerruar nga vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregëtisë në Kosovë për të mbyllur median më të madhe në vend.

 

Ramush Haradinaj, Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka shkruar në Facebook se Albin Kurti duhet të heqë dorë nga ky vendim i çmendur pasi Kosova nuk është Kore e Veriut.

 

Memli Krasniqi, Kreu i PDK-së ka shkruar në Facebook se vendimi për mbylljen e Klan Kosovës kërcënon vlerat demokratike dhe se nuk mund të lejohet që diktatura të kalojë.

 

Edhe Lumir Abdixhiku ka dënuar këtë sulm të qeverisë Kurti duke  e konsideruar atë një sulm propagandistik pasi pushteti kërkon të nxisë krizë dhe frikë.//Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat