Secondary Adv

Nga sot Shqiperia e Maqedonia nisin kontrollin e perbashket te kufirit ne Qafe Thane

Nga sot, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi kontrolli i përbashkët i kufirit.

 

Ky kontroll do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.

 

Vetë Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dimitar Kovaçevski pritet të udhëtojnë drejt Qafë Thanës për të prezantuar nismën “one stop shop” mes dy vendeve respektive.

 

Bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne.

 

E sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh”,

 

Shkruante në një postim në faceook Artan Grubi në cilësinë e koordinatorit qeveritar të Maqedonisë së Veriut për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit.

 

Vendimi për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë u miratua në mbledhjen e dy qeverive mbajtur më 14 nëntor 2022.

 

Marrëveshja e bashkëpunimit policor, përcaktohen kushtet dhe mënyrat e ndërtimit të strukturave të përbashkëta hetimore, të tipit “task force”, për luftën kundër krimit të organizuar, gjë që mundëson shkëmbimin e shpejtë të informacioneve dhe ndërmarrjen e veprimeve operacionale./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat