Korridori 8 gati brenda 5 viteve, ne prag te nisjes punimet per Korridorin Blu
Kryeministri Rama ishte në Qafë Thanë, aty ku sot hyri në fuqi programi i ri kufitar ndërsa njoftoi se brenda 5 viteve do të jetë gati edhe Korridori 8.
Gjatë fjalës së tij Rama përmendi punimet në Korridorin 8, një projekt madhor, që siç bëri me dije ai po e çojnë para bashkë me Maqedoninë e Veriut.
“Në dy anët e kufirit tanimë po punohet konkretisht në terren për ndërtimin e këtij korridori.
Ne kemi dy kantiere të hapura dhe jemi në prag të hapjes së dy kantiereve të tjera sepse e kemi ndarë në 4 pjesë ndërtimin e Korridorit 8.
kemi bërë shumë përpjekje për rizgjimin e këtij projekti si pjesë e një të shkuare të ish-rrugës Egnatia dhe si pjesë e rrjetit europian të infrastrukturës.
Ka qenë shumë e vështirë dhe më në fund ja kemi dalë në Samitin e Tiranës mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian dhe kjo na jep një tjetër energji pozitive,
por na jep dhe një tjetër burim të rëndësishëm mbështetje nga Bashkimi Europian e për këtë arsye kemi pasur dhe para pak ditësh një sait në Romë me ministrin e Jashtëm të Italisë, të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,” – u shpreh Rama.
Kryeministri soli në vëmendje dhe punimet për Korridorin Blu.
Janë në prag të nisjes së punimeve për disa segmente duke filluar nga segmenti Milot-Balldren, pastaj duke vazhduar me segmentin Kashar-Lekaj, më tutje me Lekaj-Fier.
"Lidhja e Bunës me Balldren përmes urës së re do të jetë gati deri në fund të vitit, pohoi Rama./Burimi: Shqiptarja.com