Qeveria shqiptare vijon të përjetojë një situatë të mirë financiare.
Qoftë sa i përket të ardhurave buxhetore, por edhe lehtësimit të fortë të parametrave të borxhit publik si pasojë e nënçmimit të pazakontë të monedhës së përbashkët europiane në raport me lekun.
Megjithëse në realitet borxhi publik ka vijuar të rritet përgjatë këtij viti, duke kaluar pragun e 1.4 trilionë lekëve, vlera në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto rezulton 64.7% në mesin e këtij vit,
me rënie prej plot 10% krahasuar me vitet 2020-2021. Llogaritjet vijnë përmes të dhënave të sapopublikuara nga Ministria e Financave.
Huaja shtetërore rezulton në muajin qershor 13.2 miliardë euro, rreth 1.2 miliardë euro më shumë se një vit më parë. Rënia në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto i detyrohet tërësisht rritjes së PBB për shkak të çmimeve dhe kursit të këmbimit.
Vlerat e borxhit janë llogaritur në dokument nga Ministria e Finacave me kursin euro-lek 106 lekë, në një kohë që monedha e përbashkët po lundron këto muaj në ujëra edhe më të cekta.
Matur me kursin aktual të këmbimit, borxhi publik është edhe më e i ulët se 64.7% i Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ndërkohë, që sigurisht është borxhi i jashtëm ai ku Qeveria po shijon klimën më pozitive.
Për herë të parë që nga viti 2015, borxhi i jashtëm rezulton nën nivelin 30% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ai kërceu mbi këtë nivel për herë të parë në vitin 2015, për arritur kulmin prej 36.6% në vitin 2021.
Aktualisht, ai raportohet nga Ministria e Financave në vlerën 29.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto./Burimi: Scan Tv