U demtua nga termeti ne 2019, IKMT shemb godinen e Inxhinierise se Ndertimit
IKMT ka nisur shembjen e godinës së Univeritetit të Inxhinierisë së Ndërtimit te ‘21-Dhjetori’ në Tiranë.
Pas shembjes së godinës, do të ndërtohen në total tre të tjera.
Banorët e zonës janë të shqetësuar për punimet dhe për pëlhurat që janë ngritur në zonë.
“Si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti, godina do të shembte dhe do të rindërtohet.
Prej dy ditësh ka nisur puna për prishjen e saj, sakaq qytetarët janë shfaqur të shqetësuar për punimet që po bëhen dhe për tymin në zonë.
IKMT ka nisur shembjen e kësaj godine dhe ka shkaktuar shumë pluhur në zonë. Mësohet se përveç kësaj godine do të ndërtohen dhe dy të tjera.
Rindërtimi i godinës, do të zgjasë rreth 36 muaj dhe fondi është 1.2 mln lekë.
E vetmja ndërtesë që do shembet është kjo që mund të shihni pas meje.
Pas shembjes do të rinis puna për ndërtimin”, raportoi live për News24, gazetari Igli Çelmeta./Burimi: Ballkan Web
Më të lexuarat