Secondary Adv

Italia masa per ciklonin: Mbyll parqet dhe tregjet, Sllovenia leshon alarmin e kuq

Italia pritet të përfshihet këtë fundjavë nga moti i keq, ndërsa Mbrojtja Civile ka lëshuar alarmin portokalli të motit për rajonet Marche dhe Lombardia.

 

Stuhitë e forta të erës që mund të kthehen në ciklone dhe breshëri pritet që të prek 12 rajone në Itali.

 

Në Milano Bashkia ka urdhëruar mbylljen e parqeve, zonave të gjelbra dhe varrezave ndërsa është kërkuar edhe mbyllja e disa tregjeve.

 

Zonat më të rrezikuara nga moti I keq janë fushat dhe ultësirat në rajonin e Lombardisë. Në Venecia pritet që moti I keq të sjellë përmbytje dhe reshje të furishme breshëri.

 

Moti i keq pritet të prekë edhe jugun e Italisë këtë të shtunë. Vetëm përpara disa ditësh veriu i Italisë u përfshi nga stuhi të shumta shiu të cilat u shoqëruan me erë të forte dhe breshër.

 

Si pasojë e motit të keq në vendin fqinj u shkaktuan dhjetëra milionë euro dëme ndërsa humbën jetën të paktën 5 persona.

 

Stuhia që pritet të prek këtë fundjavë Italinë nuk pritet të zgjasë shumë pasi në javën që vjen i nxehti afrikan pritet që të prek sërish vendin fqinj me termometrin që pritet të shënojë përafërsisht 40 gradë

 

Ndërkohe një stuhi e fortë ka goditur Slloveninë, ku është lëshuar alarmi i kuq në pjesën verilindore, veriperëndimore dhe qendrore të vendit. Në gjysmën e dytë të ditës, priten rreshje më të dëndura të shiut.

 

Shumë rrugë në të gjithë shtetin slloven janë përmbytur dhe mbyllur për shkak të rreshjeve dhe rrëshqitjeve të dheut. Në disa komuna, banorëve u është kërkuar që të largohen në vende të sigurta ose të qëndrojnë në shtëpi.

 

“Fatkeqësisht, skenari më i keq po realizohet. Pjesë të Gorenjskës, Carinthia dhe Savinjska janë tashmë të prekura nga përmbytjet dhe situata po përkeqësohet për shkak të reshjeve.

 

Në shumë vende në Slloveni, më shumë se 200 litra shi për metër katror ka rënë në vetëm 10 orë”, tha metereologu, Rok Nosan.

 

Agjencia Sllovene e Mjedisit (Arso) ka lëshuar alarmin e kuq që është i vlefshëm deri në mesnatën e sotme për shkak të reshjeve, të cilat pritet të shkaktojnë përmbytje të mëtejshme.Në disa zona tashmë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

 

Ndërkohë, komandanti i Mbrojtjes Civile të Sllovenisë, Sreçko Sestan, tha policia ka raportuar për disa të vdekur, por ende nuk ka informacion konkret për rrethanat./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat