Secondary Adv

Rritet kreditimi, vetem ne qershor jane dhene 60 mln euro nga bankat

Ecuria e kreditimit të ekonomisë shqiptare ka qenë më e lartë gjatë vitit 2023 pavarësisht normave të larta të interesit.

 

Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë në qershor janë aprovuar rreth 6 miliardë lekë më shumë hua në krahasim me një muaj më parë ose rreth 60 milionë euro më tepër.

 

Vetëm gjatë qershorit është akorduar një kredi e re e cila kap vlefrën e 29.3 miliardë lekëve nga 23 që ishte gjatë muajit maj të këtij viti.

 

Ekonomia shqiptarë është mbështetur me më shumë hua edhe nëse bëjmë një krahasim si 6 mujor.

 

Për gjashtë muaj, sektori bankar dha 139.6 miliardë lekë, në rritje me 2.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Këto shifra tregojnë se rritja e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë nuk kanë ndikuar në stopimin e kreditimit në vend apo në rritjen e kujdesit nga bankat e nivelit të dytë.

 

Aktualisht norma bazë e interesit është 3% më e larta e regjistruar në dekadad e fundit por gjatë muajve të fundit ky nivel është lënë i pandryshuar.

 

Huaja e dhënë ndaj bizneseve në gjysmën e parë të vitit ka pasur rritjen më të fortë me një rritje mbi 35%.

 

Por po ashtu me rritje ka qenë edhe kreditimi për individët kryesisht për blerje banese.

 

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë në qershor të këtij viti portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 713.3 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 1.6%. /Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat