Secondary Adv

Skema Kombetare 2023: Mbeshtetje te vecante blegtorise, perfitojne 12 mije aplikante

Investimet novatore në instalimin e paneleve diellore apo në infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e qumështit u kanë ardhur në ndihmë blegtorëve.

 

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, po punohet për mbështetjen e blegtorisë.

 

Ajo theksoi se, “fokus i mbështetjeve tona është zhvillimin i blegtorisë së qendrueshme edhe përmes aktivitetetve të tjera ekonomike dhe diversifikojnë zhvillimin” .

 

“Duam të japim modelin e mbështetjes së një blegtorie të qëndrueshme e cila mbështetet edhe me aktivitete ekonomike të tjera për blegtorët tanë, siç është dhe agroturizmi.

 

Me mbështetjen nga MBZHR dhe me dijen e inovacionin nga praktikat më të mira blegtorale të Francës, bashkojmë këto prakitika në funksion të një realiteti shqiptar të jashtëzankonshëm, me njerëz punëdashës, për një sektor që na jep rezultate të shkëlqyera”, tha Krifca.

 

Ministrja u shpreh më tej se, këtë model po punojmë ta shtrijmë me Institutin Francez të Blegtorisë edhe në zona të tjera duke mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të blegtorisë së imët e të qëndrueshme,

 

duke adresuar problematikat e vërteta të këtyre sistemeve të prodhimit e duke ruajtur këtë trashëgimi e pasuri të kombit tone.

 

Krifca bëri të ditur se, qeveria ka dyfishuar buxhetin për blegtorinë dhe po e zgjeron atë me projekte të reja në bashkëpunim me donatorët e huaj.

 

“Këtë vit gjithashtu i kemi dhënë prioritet blegtorisë, duke shpallur përfitues të gjithë blegtorët që kanë aplikuar në skemën mbështetëse të mbështetjes. Janë rreth 12 mijë  aplikantë dhe të 12 mijë blegtorët do ta marrin këtë mbështetje”, deklaroi Krifca.

 

Ndërsa Vigan Dervishi, përfaqësues i projektit francez që po zbaton projektin në mbështetje të implementimit të teknologjive bashkëkohe në mbarështimin e blegtorisë dhe rritjen e prodhimit të qumështit, tha se, projekti “Itinerare të gjelbërta” i dedikohet tërësisht blegtorisë shqiptare.

 

“Ne duam të përmirësojmë mjaft elemente, por duke ruajtur gjithmonë, duke pasur në qendër të vëmendjes mbrojtjen e natyrës dhe përmirësimin e natyrës. Projekti ka si qëllim, të rrisë prodhimin dhe të promovojë logjikat territoriale të zhvillimit”, tha ai.

 

Dervishi theksoi se projekti sjell praktikat më të mira franceze në blegtori që mund të përshtaten në Shqipëri me investime të vogla, por që mund të japin rezultate shumë më të mira.

 

Një investim tjetër, sipas tij është piloti agrivoltaik.

 

“Kemi instaluar një pilot me panele fotovoltaike në mënyrë të tillë, të kalkuluar që të kullosin delet poshtë paneleve. Në toka ose në kullota të varfra kur këto panele instalohen,

 

në këto toka që vuajnë nga stresi hidrik dhe nga thatësira gjatë verës, kemi eksperimente në Francë dhe në të gjithë botën që kullota mund të vazhdojë më gjatë e gjelbërt dhe më produktive”, theksoi ai

 

Ministrja shprehu angazhimin dhe interesin për shtimin e praktikave të mira zoonotike, praktikave të mira blegtorale, që i shërbejnë rrugës së nisur për mbështetjen dhe rritjen e blegtorisë./Burimi: Scan 


Më të lexuarat