Secondary Adv

BE: Situata e fatkeqesive klimatike ne Europe ne gjendje alarmante

Shumë vende në Europe janë në gjendje alarmi si pasojë e përmbytjeve dhe temperaturave të larta.

 

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) përgjegjës për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç tha:

 

“Situata e fatkeqësive klimatike në Evropë është alarmante”, në një deklaratë në platformën e mediave sociale X (Twitter).

 

Ai tha se Serbia është në gjendje alarmi të kuq si për shkak të temperaturave të larta ashtu edhe për shkak të reshjeve.

 

Lenarçiç tha se alarmi për përmbytje është lëshuar edhe në Suedi, Norvegji, Austri, Hungari, Kroaci dhe Slloveni.

 

Lenarçiç potencoi se rrezik nga zjarri në pyje ka në Bullgari, Greqi, administratën greke qipriote, Spanjë, Itali, Francë, Portugali, Kroaci dhe Turqi.

 

“BE-ja po monitoron nga afër situatën dhe është gati të ndihmojë”, tha ai./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat