Secondary Adv

Inflacioni ne nivelin me te ulet qe prej 2022, por ushqimet mbeten te shtrenjta

Inflacioni shënoi një rënie të lehtë në korrik të këtij viti, duke zbritur në 4.2%, niveli më i ulët nga marsi 2022, kur dhe filloi shtrenjtimi i ndjeshëm.

 

Inflacioni kulmoi në tetor 2022 në 8.3% për të ardhur pastaj në një rënie graduale, e ndikuar kryesisht nga rënia e çmimeve të karburanteve. 

 

Pavarësisht ngadalësimit, ushqimet, që zënë peshën kryesore të buxhetit të familjeve shqiptare kanë vijuar të shtrenjtohen, duke ndikuar pjesën më të madhe të inflacionit.

 

Ushqimet janë 9% më të shtrenjta se korriku i kaluar, të ndikuara nga zarzavatet e patalet, që kushtojnë 21.6% më shumë, si dhe qumështi e vezët, me 13.6%.. Fluksi i lartë i turistëve duket se ka ndikuar edhe në shtrenjtimin e argëtimit, me çmimet 9.5% më të larta.

 

INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2023 është 4,2 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,5 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2023, krahasuar me Qershor 2023 është -0,1 %.

 

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,20 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,44 pikë përqindje.

 

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,26 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,22 pikë përqindje.

 

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,21 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,16 pikë përqindje.

 

Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -0,84 pikë përqindje.

 

Krahasuar me muajin Korrik 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 9,5 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,0 %,

 

“Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,0 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,0 %, “Veshje dhe këpucë” me 4,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,8 %,

 

“Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,7 %, “Shërbimi arsimor” me 2,0 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,3 %, “Komunikimi” me 1,2 % dhe “Shëndeti” me 1,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 12,4 %.

 

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 21,6 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 13,8 %, “mish” me 11,2 %, “fruta” me 7,0 %, “peshk” me 6,1 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,6 %, “bukë dhe drithra” me 2,9 %, etj.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/inflacioni-zbret-ne-nivelin-me-te-ulet-nga-marsi-2022-por-ushqimet-mbeten-te-shtrenjta-turistet-shtrenjtojne-argetimin/


Më të lexuarat