Bie besimi i bizneseve ne ekonomi gjate muajit korrik
Pas tetë muajsh optimizmi, thuajse të gjithë sektorët e bizneseve janë më pesimist për ekonominë.
Rënia e kontratave të porosive dhe fuqia punëtore janë konsideruar si pkat nevralgjike. Në të vetmen fushë ku parashikohet rritje mbetet tregtia me shumicë e pakicë. Muaji korrik ka shënuar një rënie të besimit të bizneseve në ekonomi.
Ky është rezultati i parë negativ pas një optimizmi në rritje të fortë për tetë muaj me radhë. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u ul në 6.5 për qind.
Sektori i ndërtimit ka pësuar një rënie prej 12.1 për qind. Shkak për këtë janë bërë kontratat e porosive për banesa, apo objekte të tjera në rënie. Industria ka pësuar një tkurrje me 4.4 perqind e lidhur edhe ku sektor me rënien e porosive, por edhe mbi parashikimin e prodhimit.
Tjetër rënie ka pësuar dhe sektori i shërbimeve, kjo për shkak të rënies së fuqisë punëtore.
Optimizmi shihet tek tregtia me pakicë dhe shumicë, ku optimizmi është rritur me të paktën 1.6 për qind krahasuar me një muaj më parë. Megjithatë, krahasuar me vitin e shkuar, mund të thuhet se situata është më e mirë./Burimi: Oranews.al