Secondary Adv

Kosova shteti me nivelin me te ulet te borxhit shteteror ne Europe

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Kosova është shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Europë.

 

Murati ka deklaruar se kjo është arritur falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike. “Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë.

 

Një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare”, ka shkruar Murati. Ai ka theksuar se ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave, sepse sa më pak borxh aq më pak pagesë e kamatave.

 

“Së dyti na mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja në krahasim me të tjerët, sepse kemi dëshmuar qëndrueshmëri dhe mirëshpenzim të parasë publike”.

 

/Burimi: Monitor https://www.monitor.al/kosova-shteti-me-nivelin-me-te-ulet-te-borxhit-shteteror-ne-europe/


Më të lexuarat