Secondary Adv

Greqia serish ne panik, rrezik i larte nga zjarret ne 9 qarqe

Greqia vijon që të ngelet në hartën e rrezikut përsa i përket përhapjes së flakëve.

 

Mediat greke shkruajnë se një rrezik i lartë i përhapjes së flakëve qëndron në 9 rajone të vendit. Sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri të lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile mësohet se zonat më të rrezikuara janë:

 

Rajoni i Atikës

Rajoni i Greqisë Qendrore (Evia duke përfshirë ishullin Skyros, Boeotia, Fthiotida)

Rajoni i Thesalisë (NP Magnezia, PE Sporade)

 

Rajoni i Peloponezit (Mesinia)

Rajoni i Greqisë Perëndimore (Rajoni Achaia, Rajoni Ilia)

 

Rrethi i Ishujve Jon

Rajoni i Maqedonisë Qendrore (NP i Selanikut, NP Halkidiki, Mali Athos)

Rajoni i Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë (Thasos PE, Evros PE duke përfshirë ishullin Samothraki)

 

Rajoni i Egjeut të Veriut (Rajoni Lemnos, Rajoni Lesvos, Rajoni i Kios)

Ndërkaq kujtojmë se për shkak të zjarrit një javë më pashë mijëra turistë u detyruan që të largoheshin nga Rodos./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat