
Eksportet kineze pesojne renien me te larte qe nga fillimi i pandemise
Eksportet dhe importet e Kinës, ranë më shumë se sa pritej në korrik, duke shtuar një rënie të zgjatur tregtare.
Eksportet ranë me 14.5 për qind nga viti në vit, treguan të dhënat zyrtare, rënia më e madhe, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në shkurt 2020.
Importet ranë 12.4 për qind, rënia më e madhe që nga vala e infeksioneve, që goditi kontinentin në janar dhe një nga më të këqijat e viteve të fundit. Ekonomistët kishin parashikuar rënie prej 12.5 dhe 5 përqind respektivisht.
Dobësia në tregtinë ndërkombëtare është një nga burimet kryesore të presionit për politikëbërësit në Pekin, të cilët gjithashtu po përballen me një sektor të paralizuar të pronave dhe me kërkesën e brendshme, që kur u hoqën masat kundër pandemisë në dhjetor.
Eksportet e Kinës ndihmuan në mbështetjen e ekonomisë gjatë tre viteve të mbylljes me botën, por kanë vuajtur në 2023 pasi inflacioni i lartë global dhe rritja e normave të interesit ulën kërkesën për mallrat e saj.
Eksportet kanë rënë nga viti në vit, në secilin prej tre muajve të fundit, duke rënë me 12.4 për qind në qershor, kur edhe importet ranë me 6.8 për qind.
Eksportet mujore në dollarë
Aktiviteti i prodhimit është tkurrur gjithashtu për katër muaj rresht, sipas indekseve të menaxherëve të blerjeve, duke reflektuar një mjedis më të dobët të eksportit dhe duke nënvlerësuar një nga motorët e parashikuar të rimëkëmbjes ekonomike të Kinës.
Rënia e papritur e rëndë e importeve në korrikut, tregoi gjithashtu se sa zhgënjyes konsumi i brendshëm po nxiste shqetësimet tregtare, më shumë se gjysmë viti pasi Covid-19 përfshiu vendin.
“Të dhënat e importeve ishin shumë të këqija,” tha Julian Evans-Pritchard, kreu i ekonomisë së Kinës në Capital Economics.
“Sipas vlerësimeve tona, pothuajse i gjithë rikuperimi i vëllimeve të importeve, që nga fillimi i vitit u zbut në korrik, gjë që është shqetësuese, dhe sugjeron që tabloja e brendshme po dobësohej mjaft shpejt në dy muajt e fundit.”
Në Hong Kong, indeksi Hang Seng China Enterprises ra 2.2 për qind pas publikimit të të dhënave tregtare.
“Ka shumë shitje, që ndodhin sot në bazë të këtyre të dhënave të eksportit,” tha Louis Tse, drejtor menaxhues i ndërmjetësit Wealthy Securities me bazë në Hong Kong.
Në një deklaratë, administrata doganore e Kinës tha se importet ranë 7.6 për qind në 1.46 trilion dollarë në shtatë muajt e parë të vitit, ndërsa eksportet u ulën 5 për qind në 1.94 trilion dollarë.
Qeveria e presidentit Xi Jinping, ka vendosur një objektiv të kujdesshëm rritjeje prej 5 për qind këtë vit, më i ulëti në dekada.
Në tremujorin e dytë, ekonomia u rrit me 6.3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur Shangai dhe qytetet e tjera të mëdha, ishin të mbyllura, por rritja ishte vetëm 0.8 për qind në terma tremujorë.
Pekini nuk ka miratuar një stimul të madh, por ka ulur gradualisht normat bazë të huamarrjes dhe ka ndërmarrë hapa, për të inkurajuar aktivitetin.
Të dhënat e inflacionit, të cilat pritet të publikohen të mërkurën, prej muajsh i janë afruar deflacionit dhe do të ofrojnë prova të mëtejshme, mbi shpenzimet e brendshme./Burimi: The Financial Times
Më të lexuarat








