Secondary Adv

TIA njofton: Nga sot deri me 10 shtator, paraqituni 3 ore para ne Rinas

Tirana International Airport informon udhëtarët që kanë planifikuar të bëjnë udhëtime përmes Rinasit, të paraqiten 3 orë para nisjes për në destinacion, për të bërë check-in.

 

Sipas TIA-s kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët. Bëhet fjalë për periudhën duke nisur nga sot, deri më 10 shtator.

 

NJOFTIMI I TIA

Tirana International Airport dëshiron t’ju informojë për një përditësim në lidhje me procesin e checkin dhe sigurisë në Tirana International Airport (TIA) nga sot deri më 10 shtator.

 

Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.

 

Ju lutemi, merrni parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet.

 

Kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët. Si gjithmonë, siguria dhe komoditeti juaj mbeten prioritetet tona kryesore. Duke mbërritur herët, ju na lejoni të kryejmë procedurat e nevojshme me shpejtësi dhe efikasitet.

 

Faleminderit për bashkëpunimin dhe presim t’ju shërbejmë gjatë udhëtimit tuaj nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat